Hita hap garën për 3 departamentet kyçe të Policisë së Shtetit

Publikuar me datë:

Pas emërimeve të reja për drejtorët e policisë në qarqe, Skënder Hita ka nisur një proces të ri lëvizjesh në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me qëllim rifreskimin e strukturës organizative.

Pas një periudhe katërvjeçare me të njëjtin drejtues, pritet që Hita të ndërmarrë hapa për të ndryshuar drejtimin e departamentit të Policisë Kriminale, i cili konsiderohet si pozita e dytë më e rëndësishme në policinë e Shtetit. Ky departament është drejtuar nga Neritan Nallbati që nga 1 gushti 2022, dhe i ka skaduar mandati. Një emër i mundshëm për të marrë drejtimin është Ervin Hodaj, aktualisht drejtor i komanduar i Policisë në Durrës.

Po ashtu, Hita ka hapur garën për pozitën në departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili është udhëhequr nga Pëllumb Seferi që prej vitit 2020. Idajet Faskaj pritet që të jetë një nga kandidaturat për këtë pozicion.

Pritet gjithashtu që të ketë ndryshime edhe në departamentin e Kufirit dhe Migracionit, të udhëhequr nga Saimir Muça për një vit. Ai ishte emëruar në këtë rol kur kryepolic ishte Ilir Proda.

Pas përfundimit të garës në këto tri departamente, Hita ka në plan të bëjë gjithashtu ndryshime edhe në qarqet ku drejtuesit ende nuk janë ndërruar, përkatësisht Berat, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Durrës. Ky i fundit, me Ervin Hodaj si drejtor të komanduar, pritet të jetë një kandidat potencial për të drejtuar Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Messit gabon te penalltia ndaj Egjiptit

Ndeshja mes Argjentinës dhe Egjiptit po zhvillohej me ritëm...

Qafë Plloçë/ Shpërthen në flakë “Benzi”, dyshimet e para

Një automjet i markës Mercedez Benz C Class ka...