Hetimet për dosjen Balluku, Arbër Abazi i “Alko Impex” paraqitet në SPAK

Publikuar me datë:

Administratori i “Alko Impex”, Arbër Abazi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Raportohet se paraqitja e Abazit është në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.

Në qendër të hetimeve për këtë dosje është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për akuzën e prishjes së barazisë në tendera.

Arbër Abzai është biznesmen i lidhur familjarisht me zv.kryeministren, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.

Më herët SPAK ka kryer kontrolle në banesën e Arbër Abazit lidhen me hetimin e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Emri i tij ka dalë në hetimin e procedurave për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, ku fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.

Kompania e tij është Alko-Impex General Construcion dhe Arbër Abazi përveç se është familjar i Belinda Ballukut, si bashkëjetues me vajzën e saj të tezes, njihet në Tiranë edhe si nip i ish-deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...