Helmimi i studentëve në Akademinë e Policisë, prokuroria kërkesë AKU-së: A janë bërë kontrolle periodike?

Publikuar me datë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri publike një ditë më parë të dhënat, duke njoftuar se ka marrë masë administrative ndaj kompanisë Sori Al pas helmimit të 56 studentëve, por rezultatet e kryera në 9 mostra nuk i janë përcjellë ende prokurorisë.

Sipas gazetares, Anila Hoxha, grupit të hetimit që po investigon penalisht ngjarjen, nuk i është vendosur ende asnjë e dhënë.

Jozyrtarisht, prokuroria ka konfirmuar për TCH se hetuesit menjëherë pas helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë, i kanë kërkuar AKU raportet e mëparshme të gjurmueshmërisë së ushqimeve dhe produkteve.

Ajo që synon të kuptojë prokurori Bledar Valikaj është nëse autoritetet e kanë kontrolluar apo jo ndonjëherë kompaninë e kateringut, nëse i kanë gjykuar ndonjëherë produktet dhe cilat janë masat dhe specialistët kanë konkluduar.

Prokuroria është ende në pritje të përgjigjeve nga mjekësia ligjore ndaj 52 studentëve nga 56 që u trajtuan në spital në datën 6 maj.

Ajo që shërbimi infektiv ka përshkruar mbi gjendjen e studentëve kandidat për oficerë policie është “gastroenterit akut i dyshuar”, por sidoqoftë të dhënat laboratorike të IML duhet t’i vendosen në dispozicion akuzës si akt ekspertize që përcaktojnë se çfarë do të ndodhë më tej me hetimet.

Anila Hoxha raporton se sakaq gjykata penale e Tiranës ka lënë të lirë nën masën e detyrimit me paraqitje kuzhinierin Kujtim Ballgjini dhe teknologun e ushqimit në Akademinë e Sigurisë që u prangosën fill pas studentëve të helmuar përfunduan në spital.

Ballgjini gjatë seancës me dyer të mbyllura tha, Anila Hoxha ka shpërthyer në lot duke i thënë gjykatës: “Unë kam 30 vjet kuzhinier, kam punuar edhe në gardën e Republikës dhe kurrë po kurrë s’më kanë ndodhur incidente të tilla.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ahmetaj: ‘Janë 3 orë përgjime. Javën tjetër do publikojmë edhe dy pasazhe të tjera. Monaco…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të...

Të brendshmet e Brigitte Bardot dalin në ankand, revoltohet bashkëshorti

Edhe pas vdekjes, Brigitte Bardot vijon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një ankandi që ka shkaktuar reagimin e bashkëshortit të saj të fundit. Rreth 300 sende personale të ikonës së kinemasë franceze do të dalin në ankand në Paris, një vendim që Bernard d’Ormal e ka kundërshtuar publikisht, duke […]

Ahmetaj: Nuk kanë guxim të prekin Ballukun. Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur...