Hedhja e mbeturinave në vende të palejuara,“taksë” 500 euro për ndotësit

Publikuar me datë:

Kompania Rajonale e Mbeturinave në Prishtinë  ka bërë të ditur se rastet e hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara po trajtohen me seriozitet të shtuar dhe tashmë janë dërguar në Inspektorat për procedura të mëtejshme ligjore.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, synimi është rritja e disiplinës qytetare dhe mbrojtja e hapësirave publike nga ndotja, duke theksuar se abuzimet e tilla nuk do të tolerohen.

“Mos harroni, 500 euro është vlera e gjobës që Inspektorati ua shqipton personave që hedhin mbeturina në hapësira publike”, thuhet në njoftimin zyrtar .

Nga kompania është bërë gjithashtu apel për qytetarët që të tregojnë kujdes më të madh dhe të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave, duke kontribuar në ruajtjen e pastërtisë së qytetit dhe mjedisit.

“Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të mbajtur qytetin të pastër dhe për të shmangur ndotjen e hapësirave publike, që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës”, theksohet më tej në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...