Hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në Izrael

Publikuar me datë:

Parlamenti i Izraelit ka miratuar nisjen e procedurës për shpërndarjen e Knesset, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme në vend.

Propozimi i opozitës u miratua me 53 vota pro dhe asnjë kundër. Tashmë projektligji do të kalojë në komisionet parlamentare, ku pritet të përcaktohet edhe data e zgjedhjeve.

Për miratimin përfundimtar nevojiten edhe dy votime të tjera në parlament, ku kërkohet shumica prej 61 deputetësh nga 120 gjithsej.

Nisma është paraqitur nga deputetja Pnina Tamano-Shata dhe lideri i partisë “Blu dhe Bardhë”, Benny Gantz.

Pas votimit, Gantz deklaroi se “ky është fillimi i fundit” për qeverinë aktuale të Benjamin Netanyahu.

“Kjo qeveri e dështuar do të largohet herët ose vonë”, tha ai.

Sipas projektligjit të opozitës, zgjedhjet do të zhvillohen 90 ditë pas miratimit përfundimtar të ligjit.

Izraeli po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme për shkak të krizës politike të krijuar nga çështja e shërbimit ushtarak për hebrenjtë ultra-ortodoksë. Partitë fetare ultra-ortodokse kanë tërhequr mbështetjen për qeverinë Netanyahu, pasi koalicioni nuk arriti të miratojë një ligj që do t’i përjashtonte ata përgjithmonë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...

I dënuar me 7 vite burg, kapet në portin e Brindisit shqiptari i shumëkërkuar

Një shqiptar u arrestua në Itali, pasi rezultonte i...