Hapet qendra e çaktivizimit të armëve

Publikuar me datë:

Shqipëria ka tashmë një qendër të modernizuar për çaktivizimin e armëve të zjarrit. Prezenca e OSBE-së në vend përfundoi rikonstruksionin dhe pajisjen me teknologji të re të Qendrës së Çaktivizimit të Armëve në Mullet, një investim që synon forcimin e kapaciteteve në luftën kundër trafikimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, e cilësoi projektin si një hap të rëndësishëm në mbështetje të sigurisë publike dhe bashkëpunimit mes institucioneve.

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, vlerësoi se investimi do të forcojë kapacitetet e shtetit shqiptar për kontrollin e armëve, municioneve dhe eksplozivëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë publike dhe në përafrimin me standardet europiane.
Sipas autoriteteve, qendra e re dhe pajisjet e vendosura në të do të mundësojnë kryerjen e proceseve të çaktivizimit sipas standardeve bashkëkohore, duke rritur efikasitetin në kontrollin e armëve dhe duke kontribuar në sigurinë e qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, theksoi se ky investim përfaqëson një garanci më shumë për sigurinë e vendit dhe të brezave të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabaku: Afera KAYO godet procesin e integrimit, “sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë

Deputetja demokrate paralajmëron se procedurat e ndjekura në tenderat...

“I Pavdekshëm!”/ Familjarë dhe kolegë përcjellin sot për në banesën e fundit Giorgos Mazonakis, mijëra njerëz në lot, i japin lamtumirën e fundit me...

Mijëra njerëz janë mbledhur në Kishën e Trinisë së Shenjtë në Nikea për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, i cili ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare. Vigjilja publike nisi që të dielën pasdite, ndërsa që prej orës 19:30, kur trupi i këngëtarit mbërriti në kishë, turma e madhe e fansave […]