Hajdutët hyjnë në banesën e Benjamin Pavard, bashkëshortja shqiptare jep alarmin, arrestohen 5 persona

Publikuar me datë:

Banesa e futbollistit francez Benjamin Pavard në Marsejë është bërë objekt i një tentative grabitjeje mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas informacioneve, pesë persona dyshohet se kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së mbrojtësit të Olympique de Marseille, por janë pikasur nga bashkëshortja e tij, e cila ka njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Të dyshuarit janë larguar me shpejtësi me një automjet tip Mercedes, por policia franceze ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të lokalizojë makinën pak minuta më vonë.

Brenda automjetit ndodheshin pesë persona, të cilët janë ndaluar dhe shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Nga incidenti nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe po verifikojnë nëse të ndaluarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.

Kujtojmë se gruaja e Pavard është modelja nga Kosova, Kleofina Pnishi, e lindur në Gjakovë dhe e rritur në Francë.

Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë verën e vitit të shkuar në një dasmë madhështorë që mori vëmendjen e mediave botërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...