Haga dënoi me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së, Serbia thyen heshtjen! Daçiç: Aktgjykimi “konfirmon” pretendimet tona për UÇK-në

Publikuar me datë:

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit përbën, sipas tij, konfirmim të pretendimeve të Serbisë për UÇK-në.

Daçiç pretendoi se vendimi dëshmon se UÇK-ja ishte “organizatë kriminale dhe terroriste” dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë.

Dhomat e Specializuara, megjithatë, i gjykuan katër të akuzuarit mbi bazën e përgjegjësisë së tyre penale individuale. Ata u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Daçiç kritikoi pikërisht rrëzimin e akuzave për krime kundër njerëzimit, duke e cilësuar atë si “manovër politike” dhe duke pretenduar se vendimi minimizon vuajtjet e viktimave serbe. Ai tha se as dënimet e shqiptuara nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related