“Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës’”/ Avokati i Hashim Thaçit apel: Kuvendi të heqë mbështetjen për tribunalin

Publikuar me datë:

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, duke shprehur kritika të forta për procesin gjyqësor.

Prosper tha se provat e paraqitura gjatë procesit nuk janë dëgjuar dhe nuk janë marrë në konsideratë në mënyrën që, sipas tij, duhej të ishin.

Ai bëri gjithashtu një apel drejtuar Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të rishikohet mbështetja institucionale për tribunalin.

Avokati tregoi edhe reagimin e tij emocional gjatë momentit të shpalljes së vendimit, duke thënë se “goditi kokën me grushte kur gjykatësi shqiptoi fjalët “Në emër të popullit të Kosovës””.

Sipas Prosper, vendimi i dhënë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si janë vlerësuar provat dhe zhvilluar procesi.

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur vendimin në lidhje me katër ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkohë Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Selimin fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Dhe Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim. Krasniqi shpallet fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 45 vite burg për secalin prej 4 ish krerëve të UÇK, ndërkohë që pas vendimit të gjykatës, dënimi I të katër prerëve shkoi në 81 vite burg të

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, trishtim dhe lot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas...

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, reagon Rama: Marre!

Pasi Gjykata e Hagës dënoi me burg ish-krerët e...

Haga jep verdiktin, Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg

Kadri Veseli ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtarin...