Haçkaj: “T’u thuash njerëzve F*ck you, kush je ti mër plehrë?”

Publikuar me datë:

Florian Haçkaj, aktivist i Diasporës, ka reaguar me fortësi ndaj kryeministrit Edi Rama pas komenteve të tij në Financial Times, duke i drejtuar një mesazh të ashpër një grupi njerëzish që e kritikojnë: “Fuck you.”

Në një deklaratë të pasionuar, Haçkaj shprehu indignimin e tij ndaj Ramës, duke theksuar se nuk është e pranueshme që njerëzit me probleme dhe dëshira për ndryshim të përbuzën.

Ai ndau një histori personale rreth babait të tij, duke e lidhur këtë përvojë me situatën e shërbimeve shëndetësore. Haçkaj akuzoi kryeministrin se pas 13 vjetësh në pushtet ka lënë pas një situatë të vështirë për qytetarët.

“Babai im ishte një nga individët më të respektuar në Tiranë dhe Shqipëri. Ai ndëroi jetë në Vjenë, ndërsa mijëra shqiptarë përballen çdo ditë me vështirësi pasi nuk gjejnë zgjidhje në vendin e tyre,” tha Haçkaj.

Ai vijoi me kritika ndaj kryeministrit për sulmet që ky i fundit ka kryer ndaj qytetarëve, si dhe për mënyrën se si ka përdorur mediat sociale, duke theksuar se një kryeministër nuk duhet të ballafaqohet me popullin në këtë mënyrë.

Reagimi i Haçkaj:

T’u drejtohesh njerëzve me “Fuck you”, kush je ti mër plehrë? Babai im ishte një nga njerëzit më të nderuar në Tiranë dhe Shqipëri, ndërroi jetë në Vjenë për shkak të kancerit të mëlçisë, sepse mjekësia në nivelin që e ke lënë ti e trajtonte për ulcerë. Dhe si babai im, mijëra shqiptarë po vuajnë, duke bërë cirqe botës, sepse shëndetësia është në atë pikë ku e ke lënë gjatë 13 viteve në pushtet. Ju keni vjedhur çdo cent dhe ti ke guximin t’i thuash popullit “Fuck you”. Por populli të ka thënë me kohë, e di atë që e ke mbajtur si peng në pragun e derës. Mos e provoko popullin, mbylle gojën. Ik një orë e më parë. Mjaft u tallët me njerëzit, mjaft i linçove një nga një. Është turp që një kryeministër ende në detyrë të nxjerrë video e foto të njerëzve në privat, të cilët përballen me një mori hallesh. Kur ti zotëri ke halle, hip helikopterit për të shkuar në çdo cep të Shqipërisë. Kur rrugët shkatërrohen me paratë që ju i vidhni, dhe ato bien përsëri pas një muaji, qytetarët mbeten të bllokuar. Shqiptarët që sëmuren në rrugë, nuk arrijnë dot në spitale; ti hip në helikopter, bashkë me familjen tënde, ndërsa populli mbetet pa mundësi kurimi. Shqiptarët po bëjnë cirqe, duke mbushur rrjetin me gofund.me, sepse nuk kanë mundësi të marrin trajtim për gjërat që ti dhe njerëzit e tu i keni vjedhur çdo cent dhe keni lënë ata pa bukë, duke shitur gjithçka që kanë për të kuruar ata të dashurit e tyre. Mbyll gojën, të paktën, mos kaloni në këtë gradë përndryshe do t’ia ktheni personale çdo njeriu që është aty. Atë pushtet që ke mbajtur me forcën e krimit, me paratë e vjedhura, me ata njerëz që ke në administratë dhe që i linçon çdo ditë, mjaft e ke. Tani është koha që të japësh dorëheqjen, dhe qytetarët të marrin Shqipërinë në duar siç i takon, për një Shqipëri pa korrupsion, ku qytetarët nuk duhet të kërkojnë kurim në çdo cep të botës sepse ti e ke lënë Shqipërinë në këtë gjendje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related