Haga jep verdiktin, Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg

Publikuar me datë:

Kadri Veseli ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dënohet me 18 vite burg.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues ka paraqitur edhe vlerësimet e tij lidhur me pozitën dhe rolin e Veselit.

Sipas konstatimeve të trupit gjykues, Veseli kishte keqpërdorur pushtetin dhe pozitën që kishte, duke e përdorur atë, sipas gjykatës, për qëllime kriminale.

Në përcaktimin e dënimit, trupi gjykues ka marrë parasysh edhe rrethanat personale të Veselit dhe sjelljen e tij gjatë procesit gjyqësor.

Sipas gjykatës, Veseli ka treguar sjellje të mirë gjatë gjithë procesit, me përjashtim të një rasti të veçantë. Gjykata ka marrë parasysh gjithashtu faktin se ai iu dorëzua vullnetarisht Dhomave të Specializuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, reagon Rama: Marre!

Pasi Gjykata e Hagës dënoi me burg ish-krerët e...

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

Gjykata e Hagës e dënoi Jakup Krasniqin me 25...