Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Aulon Kalanë

Publikuar me datë:

Gjykata e Tiranës ka shpallur ditën e sotme (5 maj) të pafajshëm Aulon Kalanë i cili ishte paditur për shpifje nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në një deklaratë për gazetarët, Kalaja tha se u shpall i pafajshëm pas 17 seancash.

“Gjykata e Tiranës, Dhoma Penale, më shpalli të pafajshëm, në gjyqin ku Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, më paditi për shpifje.

Pas 17 seancash dhe një gjyqi që nisi në muajin tetor 2025, sot me 5 maj 2026, unë shpallem i pafajshëm!

Falenderoj ekipin tim ligjor, që tregoi nivel të lartë profesional, me në krye avokatin Alban Alimema.

Faleminderit dhe ju, që më mbështetët dhe besuat në integritetin tim moral dhe profesional.”- tha Kalaja.

Kujtojmë se Aulon Kalaja ishte paditur për shpifje nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi Kalaja është shprehur në një emision televiziv se Veliaj, në fillimet e tij politike dhe gjatë pjesëmarrjes në lëvizjen “Mjaft”, ka pasur sjellje që ai i konsideron të papërshtatshme dhe që lidhen me ofrimin e shërbimeve ndaj ambasadave të huaja.

Ai ka thënë se Veliaj dhe disa bashkëpunëtorë të tij, duke përfshirë Arbi Maznikun, Endri Fugan dhe vëllain e Veliajt, janë veshur si femra dhe kanë marrë pjesë në ahengje që sipas Kalasë kanë pasur karakter seksual.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related