“Gjuetia e paligjshme na ka dëmtuar rëndë”, shoqata e gjuetarëve në Vaun e Dejës lëshon 100 krerë rosa për ripopullimin e fllanxës së fushës

Publikuar me datë:

Shoqata e gjuetarëve “Traditë dhe Pasion” në Vau Dejës ngre shqetësimin se gjatë viteve të moratoriumit, gjuetia e paligjshme jo vetëm që nuk është frenuar, por është shtuar, duke sjellë pasoja të rënda për faunën e egër.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës, persona të ndryshëm vijojnë të ushtrojnë gjueti të paligjshme gjatë natës, duke dëmtuar popullatën e shpendëve dhe duke penalizuar gjuetarët që respektojnë rregullat dhe ligjin.

Në kuadër të përpjekjeve për ripopullimin e specieve të prekura, shoqata ka ndërmarrë një nismë konkrete duke lëshuar në natyrë 100 krerë rosa, me qëllim shtimin dhe rigjallërimin e fllanxës së fushës në zonë.

Ndërkohë, gjuetarët e rregullt kërkojnë që ligji i ri i gjuetisë, i miratuar nga Kuvendi në dhjetor 2025, të nisë sa më shpejt zbatimin, duke shpresuar se do të sjellë më shumë kontroll dhe mbrojtje për faunën e egër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mes zhgënjimit dhe emocioneve, Ardit Krymi i jep lamtumirën Vllaznisë

Pershendetje Te dashur tifoze dhe sportdashes shkodran,sot njoftoj largimin...

“Rama i pashpresë”/ Berisha për protesën: Rrethim epik i epiqendrës së krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestat...

Jep dorëheqjen Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer

Kryeministri britanik Keir Starmer ka shpallur zyrtarisht planin e...