Gjendet pas një muaji kërkimesh në liqen trupi i bashkëshortit të ministres italiane

Publikuar me datë:

Trupi i Luigi Cavallarit, bashkëshortit të ministres italiane të Familjes Eugenia Roccella, u gjet pasi kishte kaluar më shumë se një muaj që nga zhdukja e tij në liqenin Vico. Cavallari, 84 vjeç, humbi jetën gjatë një shëtitjeje me varkë më 27 qershor, pranë provincës së Viterbos. Sipas dëshmive, para se të binte në ujë, Cavallari kishte pohuar se nuk ndihej mirë dhe nuk kishte arritur të qëndronte më në varkë.

Për gjetjen e trupit të tij, ekipet e emergjencës zhvilluan kërkime të gjata dhe të vështira, të penguara nga kushtet sfiduese të liqenit. Uji me shikueshmëri të dobët, shtresa e trashë e baltës në fund dhe prania masive e algave e bënë kërkimin edhe më të vështirë.

Autoritetet lokale italiane njoftuan se do të realizojnë autopsinë për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes. Një ndër pistat kryesore mbetet mundësia që Cavallari mund të ketë pësuar një tronditje të lidhur me temperaturat e larta para rënies në ujë. Humbja ka prekur thellë familjen e ministres Roccella. Çifti kishte kremtuar në pranverë 50-vjetorin e martesës së tyre. Më herët, Roccella kishte rrëfyer për marrëdhënien me bashkëshortin: “E takova kur isha 18 vjeç dhe që nga ai moment nuk u ndamë më kurrë”.

Luigi Cavallari ishte inxhinier dhe akademik i shquar nga Abruzzo. Për shumë vite, ai ishte pjesë e stafit pedagogjik në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin “Gabriele d’Annunzio” në Chieti-Pescara, ku drejtoi Departamentin e Teknologjive të Mjedisit të Ndërtuar si dhe mbajti role të rëndësishme në fushën e inxhinierisë strukturore. Ai dhe Eugenia Roccella kishin dy fëmijë së bashku. Vdekja e Cavallarit ka ngjallur reagime të gjera në Itali, ndërsa personalitete politike dhe institucione kanë shprehur ngushëllimet e tyre ndaj familjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Humb jetën 31-vjeçari në Dibër, ra në kontakt me energjinë elektrike

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në...

Kontrolle të shtuara në rrugët e qarkut Shkodër për rritjen e sigurisë rrugore

Gjatë dy javëve të fundit, kontrollet me radarë, dronë...

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, nëna dhe djali nisen me urgjencë drejt Tiranës

Pak minuta më parë është regjistruar një aksident automobilistik...