Gjendet i vrarë një shtetas francez në Ksamil/ Autori në arrati, grupi hetimor në vendngjarje

Publikuar me datë:

Një i ri francez është gjetur i vrarë para një lokali në Ksamil.
20-vjeçari dyshohet se u qëllua me mjet prerës nga një 29-vjeçar shqiptar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Viktima është identifikuar si Miguel Mendes. Autori Sokrat Vata dyshohet se e qëlloi francezin me thikë gjatë natës pas një konflikti për motive të dobëta.

Ksamil/Informacion paraprak

Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ardit Çylybyli: Puna për zgjedhjet vendore të 2027-ës sapo ka nisur, synojmë fitoren në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Shkodër, Ardit Çylybyli, ka...

Rama: “Duan të nxisin përçarje. Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa”

Gjatë një interviste në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama...

Patos/ 45 vjeçari humb jetën pas rënies nga shtylla e energjisë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Margëlliç të...