Gjatë një interviste në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e mbajtur së fundmi në vend, duke vënë në dukje se ajo përfshin si shqetësime të drejta, ashtu edhe elementë me ngarkesë politike.
Rama vlerësoi se ka protestues që përpiqen të nxisin ndasi dhe urrejtje, ndërsa theksoi se është gabim që protesta të shqyrtohet vetëm nga një perspektivë e vetme.
“Patjetër që protesta ka pretendime të vërteta”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se, përveç ndikimit që vjen përmes algoritmeve, një rol të madh në zgjerimin e protestës ka luajtur edhe ndërhyrja politike.
“Nëse nuk do të ishte emri i Jared Kushner te Zverneci, protesta nuk do të merrte këto përmasa”, deklaroi Rama. E gjithë pjesa anti-Trump gjeti një shesh dhe një betejë”.

