Dy predha të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore, njëra prej tyre e pashpërthyer, janë gjetur në fshatin Premal, njësia administrative Kastrat, në bashkinë e Malësisë së Madhe.
Kompania EOD e Batalionit të Xhenios ka përfunduar me sukses operacionin për evidentimin dhe sigurimin e tyre. Gjatë dy ditëve të operacionit, pranë forcave xheniere ka qenë edhe përgjegjësi i Emergjencave Civile në Bashkinë Malësi e Madhe, Artan Broja.
Të dy predhat janë transportuar drejt Tiranës, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

