“Gjaku i Arbrit na thërret”, diaspora derdhet lumë nga Muriqani drejt Tiranës, mirëpriten nga qytetarët me simbole kombëtare

Publikuar me datë:

Qindra-mijëra emigrantë janë derdhur lumë në Pikat Kufitare, për t’iu bashkuar protestës kombëtare në Tiranë. Me flamuj kuqezi, veshje tradicionale dhe automjete të dizejnuara me simbolet kombëtare, diaspora krijoi radhë kilometrike në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit në Shkodër, duke u shprehur entuziastë që po i bashkohen protestës në ditën e 21 të saj.

Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve të siguruara nga News24, radha e automjeteve u zhvendos nga Muriqani deri në Urën e Bunës, ku qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugët e Shkodrës për t’i pritur emigrantët e larguar ndër vite.

Emigantët kanë ofruar mbështetje masive për protestën që në ditën e parë, ndërsa fundjava po sjell një fluks të shtuar. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, qytetarët janë më të vendosur se kurrë në misionin e kësaj proteste që zanafillën e pati nga një incident në Zvërnec, duke pasur me përbashkim kauzash, për të cilat qytetarët shqiptarë luftojnë çdo ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related