Gilman Lika nis aventurën e re në Emiratet e Bashkuara Arabe, prezantohet te Al-Jazira Club

Publikuar me datë:

Ish-mesfushori i njohur shqiptar, Gilman Lika, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner. Ai është prezantuar zyrtarisht si pjesë e stafit teknik të Al-Jazira Club në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmin e bëri të ditur vetë Lika përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi: “Sezon i ri, skuadër e re, sfidë e re. Le të shkojmë Al-Jazira”, duke shënuar fillimin e këtij angazhimi të ri profesional.

Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, Al-Jazira është një nga klubet më të rëndësishme në Emiratet e Bashkuara Arabe, me një vlerë tregu prej rreth 43 milionë eurosh dhe investime të konsiderueshme në merkaton e futbollistëve.

Gjatë karrierës si lojtar, Lika u dallua veçanërisht me fanellën e Vllaznisë dhe Tiranës. Me skuadrën shkodrane fitoi Kupën e Shqipërisë në sezonin 2007-2008, ndërsa me Tiranën ngriti katër trofe: dy kampionate dhe dy Kupa të Shqipërisë.

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai iu përkushtua trajningut. Hapat e parë i hodhi te Basania U15, ekip që arriti ta ngjiste në Superiore, ndërsa më pas vijoi punën në Akademinë Vllaznia, ku u shpall kampion me ekipin U17.

Prej disa vitesh Lika jeton dhe punon në Emiratet e Bashkuara Arabe së bashku me familjen e tij, ndërsa tashmë do të vazhdojë karrierën si trajner në radhët e Al-Jazira Club.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Oli Pero: 40 kallëzime penale për abuzimin ndaj kafshëve, por hetimet ende pa rezultat

Mbi 40 kallëzime penale janë depozituar gjatë tre viteve...

Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

Nga Ben BlushiUnë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke...

Vodhi çantën e Igli Tares, policia arreston autorin

Ish-drejtori sportiv Igli Tare është përballur me një incident...