“Furtunë” brenda PS-së/ Kuko sulmon Spiropalin: Reformatorët e vonuar kërkojnë protagonizëm

Publikuar me datë:

Deputetja socialiste Romina Kuko ka reaguar ndaj koleges së saj Elisa Spiropali, duke sfiduar narrativën e “Marrëveshjes së Re për Shqipërinë”, e cila po promovohet nga ish-ministrja ndërsa e kritikon publikisht Edi Ramën.

Në një analizë të fundit mbi protestat dhe zhvillimet politike, Kuko ka shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë dyshimin ndaj legjitimitetit të atyre që pretendojnë të flasin për qytetarët pa paraqitur një ekip, plan ose vizion konkret.

“Qytetarët duhet të pyesin se kush flet në emrin e tyre, kë po ndjekin dhe cili është plani. Nëse këto mungojnë, atëherë mungesa e përgjigjeve është përgjigjja vetë”, shkruan Kuko.

Ajo shkon përtej, duke kritikuar individët që shfaqen si reformatorë, por që sipas saj nuk kanë arritur të lënë asnjë gjurmë në sektorët që kanë menaxhuar më parë.

Nuk është rastësi që po shtohen zërat reformistë të njerëzve që janë provuar e riprovuar në pushtet dhe nuk kanë reformuar dot as fushën që kanë pasur në dorë”, thekson ajo.

Mesazhi i Kukos interpretohet si një kritikë e qartë ndaj Spiropalit, e cila, pas largimit nga qeveria, ka shfaqur gjithnjë e më shumë kritika ndaj udhëheqjes aktuale të Partisë Socialiste dhe ka theksuar nevojën për një “ripërtëritje” të saj.

Për Kukon, kjo gjuhë e re politike nuk është asgjë më shumë se një tentativë për protagonizëm personal.

Sipas saj, thirrjet për ndryshim pa një program, ekip, dhe përgjegjësi politike rrezikojnë të dëmtojnë rrugën europiane të vendit.

“Ata që flasin për ripërtëritje pa ofruar asnjë alternativë reale, po përdorin një gjuhë të bukur për qëllime shumë më modeste se sa pretendojnë”, shprehet deputetja.

Kjo përplasje ndodh në një moment kur marrëdhëniet mes Spiropalit dhe drejtuesve të PS-së duket se po ftohen gjithnjë e më shumë. Që prej largimit nga Ministria, ish-ministrja ka zgjedhur ta shprehi mendimin e saj kryesisht përmes rrjeteve sociale, duke u distancuar nga aktivitetet politike të partisë.

Reagimi i Spiropalit ndaj thirrjes së Edi Ramës, i cili shprehu gatishmërinë për të pritur draftin për “Shqipërinë e re”, ka qenë i mençur. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama iu bëri thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve të politikës që të paraqesin draftet e tyre për “Shqipërinë e re”, megjithatë ai shprehu dyshime për ekzistencën e një plani të tillë.

Megjithatë, Spiropali e ka sfiduar Ramën duke premtuar se do të ketë një “Marrëveshje të re për Shqipërinë”. Sipas saj, për ta realizuar këtë, fillimisht Partia Socialiste duhet të përballë nevojën për vetëpastrim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet e rajonit...

Bardeli sulmon Karakaçin: “365 milion euro për 17 km rrugë?”

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka shprehur një...

Flet ambasadorja zvicerane në Shqipëri për protestat: Pjesëmarrja qytetare, thelb i çdo sistemi demokratik

Ambasadorja zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber, ka analizuar protestat...

Zyrtarizohen datat, oraret dhe stadiumet e dy përballjeve Vllaznia- Malisheva

Hedhja e shortit për turin e parë të “Conference...