Aktivisti Arbër Lleshi ka shprehur reagimin e tij gjatë protestës së 38-të, e cila ka shënjestruar dhënien e 4 milionë eurove për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë.
“Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste”, tha ai.
Lleshi kritika e tij ndaj përdorimit të fondeve publike për këtë ngjarje ishte e qartë, duke e vënë në kontrast me situatën në spitalet shqiptare, ku, siç theksoi ai, “në Shqipëri po vdesin njerëz sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe.”
Arbër Lleshi: Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste.
Kanye West, artisti që ka nxjerrë një këngë me titull “Rroftë Hitleri”, sot duket se do të përfitojë 4 milionë euro nga fondi rezervë i qeverisë shqiptare për të organizuar një koncert dhe ndërtuar një skenë.
Si është e mundur që jepen 4 milionë euro një këngëtari me bindje fashiste, ndërkohë që në Shqipëri njerëzit po vdesin në spitale nga mungesa e pajisjeve dhe ilaçeve? Çfarë ndodh këtu?

