Fluks i lartë mjetesh në Morinë, pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik

Publikuar me datë:

Në pikun e sezonit turistik, qindra automjete po largohen nga Kosova për t’iu drejtuar Shqipërisë, duke shkaktuar një fluks mjaft të lartë lëvizjeje në pikën kufitare të Morinës.

Ngarkesa e automjeteve është mjaft e dukshme përgjatë Rrugës së Kombit, veçanërisht në segmentin që lidh doganën e Morinit me Pikën e Pagesës, ku qarkullimi është dendësuar ndjeshëm.

Për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve dhe për të parandaluar krijimin e radhëve të gjata, në pikën kufitare po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion. Masa të ngjashme menaxhimi janë ndërmarrë edhe te Pika e Pagesës së Rrugës së Kombit, me qëllim lehtësimin e kalimit dhe shmangien e vonesave.

Autoritetet parashikojnë se ky fluks i lartë automjetesh do të vijojë gjatë gjithë fundjavës, meqenëse me mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre verore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Marshimi i protestuesve vijon nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]