Florida/ 91-vjeçari vret gruan e tij të verbër në shtëpinë e tyre

Publikuar me datë:

Një ngjarje tragjike ka tronditur një komunitet të tërë në Florida, ku një çift që kishte ndarë dekada të jetës së tyre bashkë, u përfshi në një krim të rëndë. Një burrë 91-vjeçar tani përballet me akuza për vrasjen e bashkëshortes së tij 87-vjeçare, e cila u gjet e vdekur në banesën e tyre fundjavën e kaluar.

Autoritetet konfirmuan të hënën arrestimin e William Leopold, i cili tani akuzohet për vrasje të nivelit të parë me paramendim, si dhe për përdorim të armës së zjarrit.

Incidenti ndodhi në lagjen St. Augustine Shores. Ekipet e Zyrës së Sherifit të Qarkut St. Johns reaguan pas marrjes së një telefonate për të shtëna në një shtëpi në Como Court Road. Në vendngjarje, policia hasi trupin pa jetë të gruas brenda ambientit familjar, ndërsa identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet.

Banorët e zonës shprehën tronditjen e tyre, duke e përshkruar çiftin si njerëz të dashur dhe të nderuar. Ata tregonin se viktima ishte “e verbër dhe dyshohej se vuante nga sëmundja e Alzheimerit.”

“Ajo ishte e verbër dhe e dobët, ndërsa më pas edhe ai filloi të dobësohej gjithnjë e më shumë. Por ata ishin një çift shumë i mirë dhe zemra e të gjithëve u thye”, tha fqinji Bill Meyers.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Hetuesit nga Njësia e Krimeve të Rënda kanë sekuestruar prova të rëndësishme në vendin e krimit dhe banesa vazhdon të jetë nën hetim. Nga ana tjetër, autoritetet kanë garantuar se komuniteti nuk është më në rrezik, ndërsa procesi hetimor është ende në vijim.

Sipas dëshmive të banorëve, gjatë ndërhyrjes policia përdori një dron për të komunikuar me të dyshuarin, duke u përpjekur ta bindte të dilte jashtë. James Frazee, një prej banorëve të zonës, tregoi se efektivët i kërkuan Leopold-it të dorëzohej, duke i thënë të dilte jashtë me duart lart. Më pas, 91-vjeçari u kap pa rezistencë dhe u shoqërua nga agjentët e rendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valëviti flamurin “Autochthon”, 19-vjeçarja shqiptare del para gjykatës në Mal të Zi

Valevitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në...

Grabitje e armatosur në një argjendari në Paskuqan! Dy autorët arratisen me motor

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në zonën...

Bahçalleku, mes punimeve dhe radhëve të gjata të automjeteve

Megjithëse fluksi i lëvizjeve në zonën e Bahçallëkut është...