Fatjon Softa për vrasjen në Ksamil: Hetimet po vazhdojnë, e paqartë nëse i riu u vra brenda apo jashtë clubit

Publikuar me datë:

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar ngjarjen tragjike të ndodhur në Ksamil, ku një shtetas portugez humbi jetën. Sokrat Vata është ndaluar si i dyshuar kryesor për këtë rast.

Autoritetet kanë vënë në pranga edhe 12 persona të tjerë lidhur me këtë vrasje, ndër të cilët përfshihet edhe një oficer i burgjeve. Gjatë një interviste, Softa nënvizoi se hetimet vazhdojnë dhe ende nuk është sqaruar plotësisht vendndodhja e krimit, pra nëse portugezi u ekzekutua brenda apo jashtë klubit.

“Ende është e paqartë nëse personi është vrarë brenda apo jashtë diskotekës dhe nëse trupi është nxjerrë jashtë. Pra duhet parë se çfarë ka ndodhur në ato ambiente. Dhe se kush kanë qenë personat që e kanë ndihmuar drejtpërdrejt…”, tha ai.

Softa theksoi gjithashtu se përfshirja e një badigardi në këtë krim e rëndon më tej situatën e sigurisë.

“Ksamili është vitrina e turizmit shqiptar. Kur krimi ndodh nga punonjësi i sigurisë, badigard që supozohet se është për ruajtjen e sigurisë, kjo e rëndon dhe më shumë situatën. Duket sikur po krijohet një minirepublikë e badigardëve, clubet e natës aktivitetet dyshime që mund të ketë persona që kanë qenë përfshirë në aktivitete kriminale dhe kjo ndodh në kulmin e sezonit, është shqetësuese. Edhe rasti i parë konflikt ka qenë deri sa u përfshi edhe shefi i hetimit. Pra tregon se ka një mungesë të kontrollit në përzgjedhjen  e badigardit. Policia e shtetit është bërë më operacionale dhe nuk mund ta zbehim punën e tyre,  megjithatë ka ende punë për të bërë. Por fakti tjetër që duhet thënë është se polici duhet të jetë me ligjin. Një badigard nuk mund të ushtrojë dhunë, por bodigardët kur i zgjedhin nuk i shohin më nëse janë persona me precedent apo jo”, tha eksperti i Sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...