Evropa “digjet” nga i nxehti, OBSH: “Temperaturat po rriten dy herë më shpejt se mesatarja, duhet veprim për klimën”

Publikuar me datë:

Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka ngritur shqetësimin se Europa po përjeton një rritje të konsiderueshme të temperaturave, e cila po ndodh me një shpejtësi dyfish më të madhe se ajo globale.

Në një postim të tij në platformën X, Tedros theksoi se ndryshimet klimatike po intensifikojnë ndjeshëm frekuencën dhe forcën e valëve ekstreme të nxehtësisë, duke kërkuar veprime të shpejta dhe të vendosura për të mbrojtur klimën.

“Të dhënat flasin qartë: temperaturat në të gjithë Evropën po rriten po aq sa dyfishi i mesatares globale, duke rritur kështu rrezikun dhe intensitetin e valëve të nxehtësisë ekstreme në të ardhmen,” shprehet ai.

Kreu i OBSH-së theksoi se nuk ka më kohë për të humbur në përballjen me krizën klimatike, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të zvogëluar emetimet dhe për të mbrojtur popullatën nga ndikimet e motit ekstrem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protestat e Gen Z në Kenia shoqërohen me tensione, arrestime dhe dhunë

Kërkesat për drejtësi në Kenia vazhdojnë të rezonojnë pas...

Shkencëtarët identifikojnë bakteret që nxisin sklerozën e shumëfishtë

Dy lloje bakteresh të zorrëve janë identifikuar si të...

Kërkesa e trajnerit pas emërimit, ofrohen 30 milionë euro për Granit Xhakën

Ashtu siç është pritur, Granit Xhaka mund të largohet...