Erion Braçe “qahet” në rrjete sociale për sulmet me vezë ndaj deputetëve

Publikuar me datë:

Deputeti Erion Braçe është ankuar në rrjete sociale pas gjuajtjes me vezë të deputetëve nga protestuesit para nisjes së seancës së sotme plenare.

Braçe e cilëson të papranueshëm dhe jashtë çdo të drejte themelore, sulmin fizik ndaj deputetëve.

Ai kritikoi edhe kryetaren e Komisionit të Kuvendit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, për justifikimin sipas tij për të legjitimuar akte të tilla, duke nënvizuar se në një shtet demokratik reagimi ndaj kujtdo që gabon bëhet përmes votës dhe drejtësisë, jo përmes dhunës.

Sipas Braçes, sulmet fizike janë karakteristikë e sistemeve ku ekstremizmi i dhunshëm zëvendëson institucionet demokratike, ndërsa Shqipëria ka zgjedhur rrugën evropiane, ku dhuna konsiderohet krim dhe jo mjet politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related