Emri/ Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë, u qëllua teksa po hynte në shtëpi

Publikuar me datë:

Një vrasje është shënuar pak pas mesnate në fshatin Bërxullë të Vorës.

Viktimë ka mbetur 50-vjeçari Edmond (Ali) Sula, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri teksa ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugë.

Raportohet se 50-vjeçari është qëlluar teksa po hynte në shtëpi.

Një grup hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa policia po punohet për të identifikuar autorin/ët e mundshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lirohen më shumë se 40 fëmijë dhe mësues të rrëmbyer në Nigeri

Ushtria e Nigerisë njoftoi se ka liruar të 44...

Norvegjia e ndalur nga shtyllat dhe VAR, dopieta e Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale

Anglia siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Botërorit pasi mposhti...

Alarm në aeroporte: Sistemi i ri i BE shkakton vonesa masive

Sistemi i ri i kontrollit të BE sjell probleme...

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

Ekspertët për çështjet e pushtetit vendor dhe ekonomisë vlerësojnë...