Emri/ Rokadë në Policinë e Shkodrës, pritet zyrtarizimi i drejtorit të ri

Publikuar me datë:

Gentian Berberi nuk do të jetë më drejtori i policisë vendore të Shkodrës. Pas 11 mujash në këtë detyrë Berberi pritet që të largohet nga Shkodra për t’i lënë vendin një tjetër drejtuesi.

Në krye të policisë së Shkodrës pritet që të emërohet Dashamir Spaho i cili më përpara ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të policisë në Shkodër.

Pak kohë më parë u pezullua nga detyra shefi i komisariatit Bekim Lika pas një parcele me kanabis të zbuluar në Velipojë.

Emri i Gentian Berberit kishte pak kohë që përflitej dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga drejtori i përgjithshëm i policisë Skënder Hita.

Berberi i cili më parë drejtonte policinë në Kukës, mori drejtimin e policisë së Shkodrës para 11 muajsh pas largimit të Fatmir Lleshit në kohën e prishjeve të ndrëtimeve në Theth.

Ndërkohë Dashamir Spaho sëfundmi ishte drejtues në departamentin për kufirin dhe migracionin në drejtorinë e përgjithshme në policinë e shtetit dhe rikthehet në Shkodër këtë radhë si drejtor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...