EMRAT/ Me skafandra dhe motor të vjedhur në Suedi, policia për operacionin në Lezhë: 3 personat kishin planifikuar vrasjen, bashkëpunëtori me automjet…

Publikuar me datë:

Të arrestuar nga operacioni i zhvilluar në Lezhë janë Elden Tarja; Kristian Ymeri(Shkambi) dhe Vinçesk Piroli.

Këta shtetas në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin planifikuar të kryenin vrasjen.

2 prej tyre, të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin.

Sipas policisë, shtetasi tjetër bashkëpunonte me ta, duke i ndihmuar që të largoheshin me automjet nga zona ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 armë zjarri (pistoleta), si dhe automjeti dhe motomjeti i përdorur në këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i punës së mirëorganizuar operacionale të specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të intensifikimit të punës operative dhe kontrolleve, me objektiv madhor parandalimin e ngjarjeve kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Detajet”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. T., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullush, K. Y. (Sh.), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe V. P., 38 vjeç, banues në Kurbin (shtetas me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit).

Menjëherë pas marrjes së informacionit se në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, kryenin lëvizje të dyshimta, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe shkuan në zonën e sinjalizuar.

Si rezultat i patrullimeve komplekse dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volksëagen”, me të cilin po lëviznin shtetasit V. P. dhe K. Y. (Sh.), të konstatuar më parë duke lëvizur me motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”.

Këta shtetas shoqëroheshin në automjet nga bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E.T., drejtuesi i automjetit,  me qëllim largimin nga zona ku kishin planifikuar vrasjen.

Gjatë kontrollit fizik, të motomjetit dhe në banesën e shtetasit E. T. dhe përreth saj, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta), me krehra dhe fishekë, municion luftarak, motomjeti i dyshuar i përdorur për rastin, çelësat e të cilit iu gjetën shtetasit 34-vjeçar.

Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Një viktimë nga virusi Shamonda në Francë, OBSH qetëson: Nuk pritet përhapje e gjerë

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk pret një përhapje të...

Studimi i ri për vaksinën e personalizuar kundër kancerit: Rreziku i vdekjes ulet me 42%

Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, në kombinim me...

Francë/ Hapi zjarr nga makina duke vrarë 1 person dhe plagosur 5 të tjerë, Macron: Sulm terrorist racist

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri të ndodhur në Trappes dhe La Verrière, në jugperëndim të Parisit. Viktimat përfshijnë edhe një vajzë 12-vjeçare, ndërsa tre nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është arrestuar dhe hetimi është marrë në dorë nga […]