Emrat/ Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare

Publikuar me datë:

Dy vajza nga fshati Topanicë i Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Gjermani.

Viktimat janë Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku 18 vjeçe.

Lajmi për vdekjen e tyre është konfirmuar edhe nga familjarët, ndërsa humbja e dy të rejave ka shkaktuar dhimbje të madhe te të afërmit dhe komuniteti i tyre.

Mediat gjermane raportojnë se në aksident është lënduar rëndë edhe një person tjetër.

Sipas të dhënave të publikuara, ngjarja nisi me një përplasje mes dy automjeteve që po lëviznin me shpejtësi të lartë, ndërsa më pas u përfshinë gjithsej pesë automjete në një aksident zinxhiror.

Dyshimet e para të autoriteteve tregojnë se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë së lëvizjes.

Përplasja fillestare shkaktoi reagim zinxhir në trafik, ku pesë automjete që po vinin pas nuk arritën të frenonin me kohë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë gjermane, pasagjerët e katër automjeteve të përfshira nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy vajzat që udhëtonin së bashku në të njëjtën veturë humbën jetën në vendin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

VIDEO/ Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin...

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë...

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...