“El Nino” rikthehet, bota do të përballet me 5 vite të nxehti ekstrem

Publikuar me datë:

Tokën e presin 5 vite me të nxehtë ekstrem, si pasojë e fenomenit El Nino. Sipas raportit të Organizatës meteorologjike Botërore WMO, temperaturat  globale 2026-2030 do të jenë deri në 1.9 gradë më shumë se mesatarja krahasuar me 100 vite më parë.

Gjithashtu mendohet se në 2027 temperaturat do të thyejnë rekordin e 2024 si viti më i nxehtë, si pasojë e mbërritjes në fund të këtij viti të El Nino.

Raporti ofron një përmbledhje të parashikimeve nga 13 institute në të gjithë botën në shkallë globale.

El Nino është faza e nxehtë e ciklit klimatik natyror ENSO, që karakterizohet nga një ngrohje anormale e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor qendror dhe Lindor. Provokon luhatje meteorologjike dhe klimatike në shkallë globale.

Si pasojë e spostimit të ujërave të nxehta drejt Australisë dhe Indonezisë e akumulimit më pas në Amerikën Jugore, klima bëhet ekstremisht e thatë në zonat e para, ndërsa në Amerikën Jugore verifikohen shira dhe përmbytje të shumta.

Amerika e Veriut përfshihet nga dimra të ngrohtë dhe të thatë, Euroazia  me dimra më të butë e reshje më të dendura.

Ky fenomen zgjat zakonisht nga 9-12 muaj, e më pas pasohet nga faza e kundërt që është La Nina, që shoqërohet me ftohje të madhe të ujërave oqeanike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...

Studentët e Shkodrës ngrihen nesër në protestë për Zvërnecin e Rrjollin

Studentë të disa degëve universitare të Shkodrës dhe maturantë...