Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, dyshohet për vrasës me pagesë/ Pista kryesore e hetimit

Publikuar me datë:

Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës. Dyshimet e para të grupit hetimor janë se ekzekutimi i Sulës është kryer nga vrasës me pagesë, nisur nga mënyra e organizuar e atentatit, ku autori ka vepruar i vetëm në momentin e ekzekutimit.

Raportohet se autori e ka pritur 50-vjeçarin deri në momentin kur ai ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në banesën e tij, në Bërxullë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar autorin teksa largohet në këmbë nga vendi i krimit. Më pas, dyshohet se ai është marrë me automjet nga persona të tjerë që e kanë ndihmuar të largohet.

Edmond Sula ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në të kaluarën ishte proceduar për vepra të ndryshme penale, si rrahje, grabitje dhe konflikte të tjera.

Aktualisht, pista kryesore e hetimit lidhet me çështje pronësie. Ai merrej me shitblerjen e pronave dhe po verifikohen konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga kjo veprimtari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SPAK jep pretencën për dosjen “Meta-Kryemadhi”, ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika

Pas dy ditësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i Erkin Likës në rrjedhën e lumit Mat. 33-vjeçari i apasionuar pas hiking, alpinizmit dhe shpellave ra nga Ura e Vashës në ujërat e lumit Mat teksa kryente stërvitje me litar. Lika ishte gjithashtu pjesë e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë dhe një nga themeluesit e organizatës […]