Eksploziv makinës së administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar nga Tirana

Publikuar me datë:

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, të dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e administratorit të njësisë administrative Shushicë, 29-vjeçarit me iniciale I. B.

Ngjarja ndodhi më 19 tetor, rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale. Në kuadër të operacionit të koduar “Return”, policia identifikoi dhe arrestoi shtetasit Sh. M., 41 vjeç, dhe E. S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas hetimeve, dy të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, për vendosjen e eksplozivit në automjetin e 29-vjeçarit, banues në Shushicë.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasjet për kurimin e Erjon Vishkullit në Itali/ Pas deklaratës së motrës, vëllai: Shpenzimet i mbuloi shteti

Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar mjekësor. Pasi motra e të riut deklaroi me një story në Instagram,  se transferimi i tij ishte mundësuar […]

Tensione para Kryeministrisë/ Policia largon mediat nga zona, përplasje mes efektivëve dhe gazetarëve

Gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kryeministrisë në Tiranë,...