Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie…”

Publikuar me datë:

Mes tensioneve të përfshira në protestat e fundit, me diasporën dhe reagimet publike që kanë pushtuar debatin, Einxhel Shkira ka shprehur një reagim të fortë pas komenteve të kryeministrit Edi Rama për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët janë involvuar në ngjarjet në Tiranë.

Konflikti ka filluar pas një postimi të Ramës, ku ai shprehej se shqiptarët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk mund të kategorizohen si “diasporë” e Shqipërisë. Ai theksonte se ata kanë shtetet e tyre dhe nuk janë emigrantë në vende të huaja. Rama po ashtu ishte i mendimit se, kur shqiptarët nga Prishtina dhe Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”, ata bëhen pjesë e një strategjie politike që nxit ndasi.

Ky qëndrim ka nxitur reagimin e Einxhel Shkirës, e cila e ka quajtur hipokrizi ndarjen e shqiptarëve në këto terma, sidomos kur, sipas saj, arrijtjet e tyre përtej kufijve shpesh shpalletin me krenari kombëtare.

“Çfarë hipokrizie është t’u thuash bashkëkombasve se nuk përkasin në Shqipëri, duke thënë se ky shtet është i yti dhe ata përkasin diku tjetër,” ka shkruar Einxhel në reagimin e saj.

Ajo vazhdon më tej duke theksuar se shqiptarët kudo që ndodhen, në Kosovë, Maqedoni të Veriut apo Mal të Zi, janë pjesë e një historie dhe identiteti të përbashkët kombëtar.

“Kur ndonjëri prej tyre arrin suksese ndërkombëtare, të gjithë nxitojnë të marrë një copëz nga ai sukses, duke u krenuar me shqiptarët e tyre. Ndërsa sot, kur ata kanë ardhur në një vend që i takon ashtu si ty, ata quhen të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi,” ka theksuar ajo.

Reagimi i saj u intensifikua edhe më tej në një postim të dytë, ku Einxhel e akuzoi Ramën për bullizim dhe intimidim ndaj figurave publike si një mjet për të zbehur zërat kritikë.

“Gjithçka që po bën është e paqëndrueshme, si një burrë shteti që ke marrë 800 mijë vota, por tani po përplasesh aq shumë sa që ndoshta do të fillosh të mëshosh për njerëzit,” ka shkruar ajo.

Einxhel vazhdon duke thënë se kjo qasje nuk do të ketë sukses, pasi sipas saj, figurat publike kanë mësuar tashmë të përballen me sulme, etiketime dhe ofendime.

“Strategjia e intimidimit përmes bullizimit dhe ofendimit ndaj influencer-ave nuk do të funksionojë,” ka thënë ajo, duke shtuar se “ne jemi plotësisht imun ndaj çdo forme bullizimi.”

Reagimi i Einxhel vjen në një kohë kur protesta ka marrë një dimension më të gjerë në publik, jo vetëm për shkakun e pjesëmarrjes së qytetarëve në shesh, por edhe për shkak të përfshirjes së diasporës, shqiptarëve nga trojet dhe figurave të njohura që po shprehin qëndrime të hapura.

Në thelb, përplasja nuk përbën më vetëm një çështje politike. Ajo është kthyer në një debat mbi identitetin, mbi të drejtën e shqiptarëve për të reaguar ndaj asaj që ndodh në Shqipëri dhe mbi mënyrën se si pushteti i trajton zërat që nuk i ka nën kontroll.

Si përfundim, Einxhel ka lëshuar një mesazh të qartë për kryeministrin: nëse intimidimi ishte karta e fundit që kishte, sipas saj, ajo tashmë ka dështuar.

Nga Icon Style

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related