‘Edi Rama e ka menduar dorëheqjen’, Bardhi: Kryeministri s’dorëhiqet, është peng i interesave financiarë

Publikuar me datë:

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi shprehet se sado manipulator të jetë, kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm se nuk mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore.

Përmes një statusi, shoqëruar edhe nga një pjesë e fjalës së tij në Parlament, në seancën e 30 qershorit, Bardhi shkruan se Edi Rama e ka menduar dorëheqjen, porse nuk mund ta japë atë për shkak se është i marrë peng nga vetë sistemi që vetë ka ndërtuar.

‘Edi Ramën nuk e lejojnë të largohet, sepse ka ende borxhe për të shlyer. Borxhe që i shlyen duke shitur copa të Shqipërisë. Borxhe që i shlyen duke hapur zonat e mbrojtura për beton’, shkruan Bardhi.

Sado manipulator, Edi Rama e di që nuk mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore. Ai është peng i tyre. Unë besoj se Edi Rama e ka menduar dorëheqjen. Por nuk mund ta japë, sepse nuk është më një njeri i lirë. Ai është peng i sistemit që vetë ka ndërtuar. Është peng i interesave që vetë ka ushqyer për 13 vjet.

Edi Ramën nuk e lejojnë të largohet, sepse ka ende borxhe për të shlyer. Borxhe që i shlyen duke shitur copa të Shqipërisë. Borxhe që i shlyen duke hapur zonat e mbrojtura për beton. Borxhe që i shlyen duke ndryshuar ligje për t’u shërbyer klientëve të tij financiarë dhe trafikantëve të drogës. Borxhe që i shlyen duke vënë interesin e tyre mbi interesin e shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...