E rëndë në Pogradec, burri plagos me thikë bashkëshorten

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec ditën e sotme ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij brenda banesës së tyre në lagjen 4 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes çiftit, gjatë të cilit bashkëshorti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur gruan.

Dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa kjo rrethanë mbetet ende nën verifikim nga grupi hetimor.

E plagosura është transportuar fillimisht në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Më pas pritet që ajo të dërgohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa raportohet se aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në ambientet e Komisariatit të Pogradecit, ku po merren veprimet procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...