Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rremull të Burrelit, ku një 89-vjeçar, i identifikuar si Adem Mara, ka pësuar djegie të rënda në trup. Sipas dyshimeve paraprake, vajza e tij, 43-vjeçarja Majlinda Mara, e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
I moshuari u transportua drejt një spitali në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor. Burime nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëjnë me dije se 89-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje stabël.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e saj mbeten për t’u sqaruar nga hetimet.
