E rëndë në Berat/ U fut për tu larë në lum, mbytet 15-vjeçari

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Orizaj në bashkinë Berat.

Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar e për t’u larë por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë.

I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe ambulanca, që e ka transportuar viktimën drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.

Paraprakisht dyshohet se gjatë kohës që po lahej në lumë,15-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BE nis një iniciativë ndihme prej 1 miliard dollarësh për Gazën

Komisioni Evropian njoftoi të hënën se ka startuar një...

Tragjike, u përjashtua nga Botërori 2026 pas skandalit seksual, vdes arbitri holandez

Arbitri holandez Rob Dieperink ka ndërruar jetë në moshën...

Vrau bashkëshorten në Shkodër, avokati i 64-vjeçarit kërkon ekspertim psikiatrik

Katër ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën,...