Përfaqësuesja e Argjentinës në futboll po shijon suksesin e saj në Kupën e Botës, por pas këtij momenti triumfi, një dramë po zhvillohet në prapaskena.
Autoritetet amerikane kanë nisur një hetim ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës, duke dyshuar në lidhje me pastrimin e parave dhe parregullsi të tjera financiare, që kapin vlerën e mbi 300 milionë dollarëve.
Siç raportoi gazeta “La Nacion”, prokurorët federalë dhe agjentët e FBI-së kanë filluar të marrin dëshmitë e individëve rreth operacioneve financiare të organizatës, e cila drejtohet nga Claudio Tapia, brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.
Qëllimi i hetuesve është të zbulojnë se si Federata ka transferuar qindra miliona dollarë përmes sistemit bankar amerikan dhe të përcaktojnë nëse ndonjëra prej këtyre transaksioneve përbën krim në përputhje me ligjet e SHBA-së, si pastrim parash apo mashtrim.
Agjentët e FBI-së dhe prokurorë të Departamentit të Drejtësisë amerikan morën në pyetje biznesmenin Guillermo Tofoni lidhur me strukturën financiare të përdorur për të menaxhuar kontratat tregtare ndërkombëtare.

