E fundit/ Sherr me leva mes dy shoferëve pranë Ministrisë së Brendshme

Publikuar me datë:

Një konflikt i dhunshëm mes dy drejtuesve të mjeteve është regjistruar pranë kryqëzimit te Ministria e Brendshme në Tiranë, ku debati mes tyre ka përfunduar në përleshje fizike me leva.

Sipas të dhënave paraprake, sherri ka nisur pas një debati në rrugë mes shoferit të një autobusi dhe drejtuesit të një automjeti tjetër, ndërsa situata është përshkallëzuar deri në përdorimin e sendeve të forta.

Të dy personat kanë pësuar dëmtime dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka ndërhyrë në vendngjarje, ka neutralizuar konfliktin dhe ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve. Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e përplasjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]