Dyshime për spiunazh në selinë ushtarake të NATO-s

Publikuar me datë:

Një praktikante kanadeze me origjinë kineze është ndaluar në Belgjikë pasi dyshohet për spiunazh në favor të një shteti të tretë, bënë të ditur autoritetet belge.

Prokuroria Federale e Belgjikës informoi se arrestimi i gruas ndodhi të premten.

“Ajo dyshohet për spiunazh në emër të një shteti të tretë dhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë, e cila nuk identifikon as shtetin për të cilin dyshohet se spiunonte dhe as organizatën kriminale.

Sipas burimeve zyrtare, rasti u zbulua fillimisht nga shërbimet e sigurisë në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Evropë (SHAPE), pranë qytetit Mons në Belgjikë. Pas kësaj, çështja iu përcoll shërbimeve të inteligjencës belge, që më pas hapën hetimet.

Gjatë hetimit, autoritetet kryen kontrolle të enjten në banesën dhe vendin e punës së të dyshuarës, ndërsa një ditë më vonë një gjyqtar urdhëroi ndalimin e saj.

Prokuroria belge, duke iu referuar hetimeve në vazhdim, nuk ka dhënë të tjera hollësi ose komente mbi rastin.

Ndërkohë, NATO konfirmoi se strukturat e saj në SHAPE janë duke bashkëpunuar me organet belge.

“Në këtë moment nuk ka asnjë tregues se gatishmëria operacionale e NATO-s, strukturat e komandës dhe kontrollit apo misionet në zhvillim janë prekur”, deklaroi zëdhënësi i SHAPE, koloneli Martin O’Donnell.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...