Një furgon është gjetur i braktisur prej dy ditësh në lagjen “28 Nëntori”.
Pasi nuk u identifikua pronari i mjetit, autoritetet kanë kërkuar të përcaktojnë se kujt i përket. Furgoni do të transportohet në komisariat ku do të kryhet një kontroll i detajuar.
Burime bëjnë të ditur se janë ngritur dyshime për praninë e lëndëve eksplozive në automjet, megjithatë deri tani nuk janë konstatuar të tilla.
Policia pritet të hapë automjetin dhe ta shqyrtojë më tej për të verifikuar nëse në brendësi ndodhen materiale ose objekte të dyshimta.

