Agron Shehaj: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS, ja mesazhi që iu dërgua deputetit

Publikuar me datë:

Agron Shehaj, kryetar i Partisë Mundësia, ka bërë një denoncim publik se deputeti Erald Kapri ka qenë subjekt i kërcënimeve nga një zyrtar i Partisë Socialiste, sipas tij.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Shehaj njofton se telefonit të Kaprit i është dërguar një mesazh kërcënues me përmbajtjen: “Mos vazhdo më, se ndryshe do ta tregojmë ne!”

Erald Kapri, nga ana e tij, deklaron se ky mesazh kërcënues është marrë pas denoncimit që ai ka kryer për drejtoreshën e Postës në Durrës.

Shehaj, në reagimin që i shoqëron videon, shkruan:

“Pasi vodhën me çanta paratë e pensionistëve, zagarët e Edi Ramës kërkojnë t’i mbyllin gojën deputetit të Partisë Mundësia. Kur kërcënojnë një deputet, imagjinoni çfarë u bëjnë këta qytetarëve të zakonshëm, pa imunitet!
Asnjë hap pas. Do denoncojmë çdo padrejtësi dhe do flasim për këdo që nuk ka zë dhe është i pambrojtur përballë pushtetit banditesk e të korruptuar të Edi Ramës.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

180 fëmijë në nevojë pajisen me çanta dhe mjete shkollore në Vau-Dejës

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor,...

Sulmohet Kapiteni i Kosovës, denoncohen rastet

Përfaqësuesit ligjorë të Amir Rrahmanit kanë bërë të ditur se kapiteni i Kosovës është sulmuar dhe kërcënuar nga persona të lidhur me Federatën e Futbollit të Kosovës. Në këto kushte, është parë e arsyeshme të bëhet një denoncim, duke ndjekur kështu çështjen në rrugë ligjore. Njoftimi i përfaqësuesve ligjor të Rrahmanit: “Zyra e Avokatëve Hodaj […]