Dy të rinj në Greqi gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

Publikuar me datë:

Një vajzë 27-vjeçare dhe një djalë 28-vjeçar janë gjetur të pajetë brenda një makine në garazhin e një banese në zonën e Pireut, Athinë. Ata u zbuluan nga babai i të riut, i cili njoftoi menjëherë autoritetet.

Sipas hetimeve paraprake, në trupat e viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa pista kryesore është helmimi nga gazrat e motorit, pasi automjeti dyshohet se kishte motorin dhe kondicionerin të ndezur në një garazh të mbyllur.

Në këto kushte, ekspertët po shqyrtojnë pistën se gazrat e shkarkimit mund të kenë depërtuar në kabinën e automjetit përmes sistemit të ajrimit, duke bërë që dy të rinjtë të humbnin ndjenjat.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia mjeko-ligjore, ndërsa Policia greke vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...