Pasditen e sotme, një aksident ka ndodhur në ‘Kthesën e Viroit’, në segmentin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mikrobus ka goditur një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Dëmet në të dy automjetet janë të dukshme. Policia Rrugore ka arritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.

