Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Publikuar me datë:

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur sërish mesditën e sotme pranë Obeliskut në qytet, për të ndezur qirinj në kujtim të saj dhe për të kërkuar drejtësi.

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët shprehen se prej dy muajsh jetojnë me plagën e humbjes së Xhuanës, por edhe me ankthin dhe zhgënjimin për moszbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ata kërkojnë që drejtësia të vihet në vend dhe e vërteta të dalë sa më shpejt në dritë.

Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nder të 25-vjeçares, ndërsa ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotos së saj.

Kujtojmë se Xhuana Nikollaj humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj saj nga ish-bashkeshorti Eraldo Fizi, ndërsa më pas dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe vijon të mbetet ende e mbushur me pikëpyetje për familjarët e saj, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...