Dosja Balluku/ Ish drejtori i KESH, Erald Elezi paraqitet në SPAK

Publikuar me datë:

Ish drejtori i Korporatës Energjitike Shqiptare, Erald Elezi është paraqitur paraditen e kësaj të premteje, 22 maj, në SPAK.

Elezi ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa është vënë në  hetim në kuadër të dosjes së ish zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku.

Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së vartësit të Ballukut në SPAK, ndërsa zyrtarja e lartë socialiste po hetohet për Tunelin e Llogarasë dhe Lotet e Unazës së Madhe në Tiranë.

Elezi është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ndërsa akuzohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e materialeve të sekuestruara në celularin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

SPAK ka nisur gjithashtu hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, mes të cilëve 22 individë dhe 3 subjekte (kompani).

Ndër fondet dhe tenderat e dyshuara për abuzim janë edhe ato të eficiencës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga Bashkimi Europian.

SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion që përfshin zyrtarë të lartë. Në kohën e kryerjes së veprës penale, Gyli dhe Elezi ishin anëtarë të KVO-së, në varësi të Berberit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...