Aksidenti në Maqedoni/ Humbje e madhe për kulturën, mes viktimave edhe baritoni i njohur Riste Velkov

Publikuar me datë:

Tragjedia e rëndë në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë ka prekur rëndë edhe botën e kulturës. ALSAT mëson se njëri nga viktimat e aksidentit fatal është Riste Velkov, bariton dhe solist i Operas dhe Baletit Nacional të Maqedonisë. Riste Velkov, 51 vjeç, i lindur në vitin 1975 në Shkup, konsiderohej një nga emrat më të njohur të skenës operistike në vend.

Si solist i mirënjohur i Operës dhe Baletit Nacional, ai ishte veçanërisht i njohur për interpretimet në produksionet belkanto, duke fituar reputacionin e një “baritoni italian me ngjyrë kadifeje të zërit”. Gjatë karrierës së tij artistike, Velkov kishte realizuar 26 role operistike dhe kishte interpretuar mbi 15 role kryesore në opera të njohura botërore, përfshirë “Nabucco”, “Rigoletto”, “Macbeth” dhe “La Traviata”.

Velkov humbi jetën në aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur edhe tre persona të tjerë, mes tyre i dyshuar edhe djali i tij 20-vjeçar dhe dy të rinj të tjerë. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ndodhi pasi një kamion me targa të Kosovës humbi kontrollin, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me veturën BMW me targa të Shkupit. Lajmi për vdekjen e artistit ka tronditur komunitetin kulturor dhe kolegët e tij, të cilët e konsideronin një nga zërat më të veçantë të operës në vend. /Alsat.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...