Donald Trump ka një mesazh: Kjo Kupë e Botës mund të fitohet

Publikuar me datë:

Turneu i madh që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, si dhe në Meksikë dhe Kanada, nisi me një fitore të thellë për ekipin kombëtar, megjithatë presidenti Donald Trump nuk ishte i pranishëm në stadium.

Kombëtarja amerikane triumfoi 4-1 ndaj Paraguajit në Los Anxhelos, por kreu i Shtëpisë së Bardhë e gjeti një mënyrë për të shprehur mbështetje për lojtarët.

Media të ndryshme ndanë me publikun një mesazh në video që Trump u dërgoi lojtarëve dhe stafit teknik, duke shfaqur angazhimin e tij për ekipin.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara disponojnë një skuadër shumë të talentuar dhe shpreson se ata do të arrijnë deri në fund të këtij turneu botëror.

Trump shprehu besimin se Amerika mund të shpallet kampione e botës, duke u bërë thirrje futbollistëve të trajnerit Poçetino që të kenë besim në potencialin e tyre.

Për më tepër, numri një i shtetit shprehu urimet e tij për sukses në Kupën e Botës.

Trump ka mundësinë të jetë prezent në ndonjë ndeshje tjetër të ekipit kombëtar, ndoshta më 19 qershor në Siatëll, kur do të ndeshen me Australinë, ose më 26 qershor, në sfidën më të rëndësishme të Grupit D, përballë Turqisë, e cila do të zhvillohet sërish në stadiumin “Los Angeles Stadium” në Ingëllvud të Kalifornisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...