Dominim anglez, Crystal Palace fiton Conference League. Glasner largohet si hero, i dhuron trofeun e 3-të në 121 vite histori

Publikuar me datë:

Në 121 vite histori, Crystal Palace nuk kishte fituar kurrë një trofe Evropian, madje as në Angli, por brenda pak kohësh, me Oliver Glasner në stol, Crystal Palace koleksionon trofeun e tretë në histori. Conference League ishte dhurata e fundit që Oliver Glasner i bën Crystal Palace, pasi në finalen e vogël ekipi anglez që triumfoi 1-0 përballë Rayo Vallecano duke konfirmuar edhe një herë dominimin e skuadrave angleze në Evropë. Një ekip si Crystal Palace që mbylli sezonin në vendin e 15-të në Premier League, që luftoi për mbijetesë, arrin të fitojë një turne të UEFA-s, një detaj që vërteton qartësisht diferencën shumë të madhe mes Premier League edhe ekipeve të tjera në Evropë.

Pas një pjese të parë, të mbyllur me rrjeta të paprekura, Crystal Palace gjeti golin e avantazhit në minutën e 51-të, me Mateta-n që në zonë përfitoi nga një top i devijuar nga portieri për të kaluar anglezët në avantazh. Goli bëri me krah ekipin e Galsner duke flirtuar me golin e dytë në të paktën edhe dy momente të pastra, madje ishin të pafat si në minutën e 56-të ku goditën 3 herë shtyllën në të njëjtin aksion. Rayo ishte i pafuqishëm për të reaguar duke bërë që festa në fund të ishte për Crystal Palace.

Pas Aston Villa-s, Crystal Palace fiton trofeun e dytë të UEFA-s ndërsa tani topi i kalon Arsenal, me “topçinjtë” që ndodhen në finalen e Champions League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...